‘Për’puthen’ është duke shkuar drejt fundit të gjithqkaje.
Gjatë mbrëmjes së kaluar ishte takimi i fundit i Antonelës me Geljani, ku u tha shumë qka.
Mirëpo, ajo që la përshtypje ishte deklara e Geljanit se Sindi i kishte kërkuar që të dilte çiftë me të nga ‘Për’puthen’.
Këtë gjë ai e përsëri edhe në studio, ku Bora madje e pyeti se pse vendosi ta thotë në këto momente ku Sindi nuk është prezente dhe ku mundësia për ta thënë ishte dhe më herët.
Ai u përgjigj me pretekstin se nuk ka dashur ta hudhë poshtë atë, por duke parë sjelljet e saj, ai shpërtheu.
Madje, ai ndër të tjera tha se edhe takimi i tyre ishte gjithqka strategji, dhe se kanë luajtur rolin e një takimi romantik, pasi Geljani nuk kishte pasur kurrë një pëlqim për Sindin.
Ndërkohë, Sindi para disa kohësh kishte cituar se Sara e ka përdorur Geljanin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.