×
  • Show Time
  • Show Time

    Genta Ismajli publikon fotografinë e parë të binjakëve të saj, Ivy dhe Icon

    Reporteri
    23 Shkurt 2022 | 16:18

    Këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, është bërë së fundmi nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.

    Një ditë më parë, Genta ka publikuar foton e parë të binjakëve teksa ka zbuluar dhe emrat e tyre, Ivy dhe Icon.

    “Ata janë këtu foshnjat tona, edhe më të përsosur se sa mund të kishim imagjinuar, Ivy & Icon #Alhamdulillah’’ shkruan Genta bashkëngjitur me foton që fansat e kanë pëlqyer menjëherë.

    E sigurisht edhe komentet kanë qenë të shumta, ku ndjekësit e kanë uruar për binjakët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!