×
  • Show Time
  • Show Time

    Genta Ismajli shpërblehet me çmim në Turqi

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 8:58

    Artistja nga Kosova, Genta Ismajli, tash e një kohë është zhvendosur në Turqi dhe atje po zhvillon të gjitha aktivitetet e saj muzikore.


    Bukuroshja, e cila ishte pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri” arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në saje të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.

    Këngëtarja nga Gjilani tërhoqi gjithë vëmendjen me fustanin e gjatë transparent, përmes së cilit zbuloi figurën trupore.

    Ajo njëherësh interpretoi këngën “Shake it”, gjersa u përfol nga mediat turke për energjinë e madhe që solli në skenë.

    Ndërkaq, markat ambicioze të Biznesit dhe Ekonomisë dhe artistët më të mirë të vitit u shpërblyen mbrëmë në natën e çmimeve.

    Artistja kosovare ishte në krye të ceremonisë së ndarjes së çmimeve ku u zgjodh më e mira e vitit.

    Emra të shumtë të njohur si Nuri Alço, Yılmaz Morgül, Ümit Karan, Umut Akyürek, Ferman Toprak, Gizem dzdili, Banu Zorlu, Fatih Bulut dhe Murat Övüç morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt në Qendrën Kulturore Akatlar.

    Veç projekteve, 35-vjeçarja në Turqi ka gjetur edhe fatin e jetës pasi momentalisht po shijon lidhjen e re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!