Georgina e ka treguar edhe njëherë zemërgjerësinë e saj.
Georgina ka vendosur ta jap kontributin e saj në këtë
kohë pandemie, shkruan lajmi.net.
Partnerja e Cristiano Ronaldos tha se do t’i dhurojë 20 mijë maska për të prekurit nga Covid-19.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku tha se bartja e një maske është një veprim themelor për tu mbrojtur nga përhapja e Covid-19.
Madje ajo tha se ne mund ta zvogëlojmë numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje dhe ta shpëtojmë botën me një veprim të thjeshtë. “Ju lutem, le të vazhdojmë ta përhapim këtë mesazh. Së bashku do ta kalojmë”, ka thënë Georgina.