Të gjithë në mënyra të ndryshme po tregojë se si ka ndikuar izolimin në shtëpi, në jetën e tyre.
Njëjtë kanë vepruar edhe çifti i njohur, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez.
Futbollisti i Juventusit i cili prej kohësh jetonte në Itali, është rikthyer në vendlindjen e tij në Madeira të Portugalisë për të qëndruar në karantinë bashkë me familje, shkruan Indeksonline.
Ashtu si pjesa më e madhe e meshkujve që këtë kohë e kanë problemin e rritjes së flokëve pas mbylljes së sallonëve të frizerëve, edhe futbollisti 35 vjeçari ka të njëjtin ‘hall’.
Por, ai ka gjetur një person adekuat për ta bërë këtë punë e ajo është partnerja e tij, Georgina.
Në një video që portugezi ka ndarë me adhuruesit në Instagram, shihet Georgina teksa ia rruan flokët pa asnjë problem.
“Qëndroni në shtëpi dhe bëjeni me stil”, ka shkruar Ronaldo sipër videos.
Kujtojmë që edhe David Beckham përmes një fotografie tregoj se i ka prerë flokët vet.
View this post on Instagram
Stay home and keep stylish ??♂️?❤️?? #stayhomestaysafe
A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.