×
  • Show Time
  • Show Time

    Georgina Rodriguez shfaq linjat trupore ndërsa stërvitet në shtëpinë e saj

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 20:33

    Ushtrimet e Georgina Rodriguez kanë qenë një temë e përsëritur mes fansave, teksa ajo vazhdon të qëndrojë e izoluar me familjen e saj.


    Në të njëjtën kohë, edhe partneri i saj, Cristiano Ronaldo, ka ndarë imazhe të ndryshme ku shihet duke praktikuar ushtrimet në kushte shtëpie, shkruan Daily Mail.

    Bukuroshja spanjolle ekspozoi plotësisht pamjen e saj të sipërme në veshje sportive teksa mbante flokët e saj të zeza të lidhur lartë.

    https://www.instagram.com/p/B_mfnL1q2ui/?utm_source=ig_web_copy_link

    Fotografuar nga ana e përparme, imazhi i këndshëm, i bërë padyshim nga sulmuesi portugez Ronaldo, kap zeshkanen ndërsa pozon me dy vajzat e saj në pamjen e vijës së plotë bregdetare të Madeira.

    Georgina dhe Cristiano kanë mbetur pas dyerve të mbyllura me fëmijët e tyre, Cristiano Jr, binjakët Eva dhe Mateo dhe Alana, pasi u zhvendosën në Portugali nga Torino të Italisë veriore.

    https://www.instagram.com/p/B_erYT8ISYE/?utm_source=ig_embed

    Postimi i saj i fundit vjen pas një videoje, ku ajo ishte shfaqur duke ushtruar, ndërsa ishte ndërprerë nga vajza e saj dyvjeçare Alana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!