Avokati Artan Sadiku, i cili mbrojti Loredanën në skandalin financiar që bëri bujë në Zvicërr, ku e njëjta akuzohej se kishte mashtruar një çift zviceran nga Valais duke ua marrë 700 mijë franga, së fundmi ka folur për emisionin “Rrëfim Suksesi”, që shfaqet të dielen.
Në pyetjen e gazetares se cili ka qenë rasti ku është ndjerë krenar që e ka fituar, avokati u përgjigj shkurtimisht.
“Rasti i Loredanës”, tha Sadiku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Megjithatë, promoja e emisionit e shpërndarë në TikTok ka nxitur reagimin e reperit Getinjo, ish-kunatit të Loredanës.
Getinjo e ka quajtur “rrenc” avokatin Sadiku, duke e akuzuar se vetëm u ka marrë para e nuk iu ka kryer punë.
“Mos rrej bre shok, ti sen s’ke ba veç pare ke marr edhe sen s’ke ba. Çka k*** po del këtu e po e shfrytëzon emrin e dikujt, rrenc”, komentoi Getinjo te promoja.
Emisioni “Rrëfim Suksesi” shfaqet të dielen në ora 18:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.