×
  • Show Time
  • Show Time

    Getinjo krenar me suksesin e Mozzikut: Me dy euro vëlla, janë bërë dy milionë

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 15:02

    Reperi Mozzik është duke promovuar albumin e tij më të ri në të gjitha qytetet e Kosovës.


    Ai ka realizuar vizita të shkurtra për fansat thuajse në çdo qytet, duke u dhuruar atyre albume me autografe.

    Ndërkohë, në këto udhëtime po e shoqëron edhe vëllai i tij, reperi Getinjo, i cili po ndjehet shumë krenar për suksesin e vëllait të vogël.

    Së fundmi, Getinjo ndau me ndjekësit një fotografi të autobusit të veshur me dizajnin e albumit “Mozzart” të Mozzikut.

    Në mbishkrimin e fotografisë, ai përshkroi se si suksesi i nisur nga zero tani po kulmon.

    “Me 2 euro vëlla janë bërë dy milionë”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e fotografisë.

    Duke qenë se e kanë nisur karrierën me pak para, Mozzik dhe Getinjo e kanë emëruar edhe studion e tyre me emrin “2 Euro Music”.

    https://www.instagram.com/p/CDjf7wChL1I/?utm_source=ig_embed

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!