Kush nuk e mban mend hitin “Xixëllonja” të kënduar nga Gili në Festivalin e Dhjetorit në vitin 1995.
E ftuar në “E Diell”, në “makinën e memories” si simbolikë për të gjitha këngët e saj ndër vite, Gili ka folur për emrin e saj origjinal, Fevzije Konushevci.
“Jo vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë, sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari. Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije, ndërsa në skenë zgjodha të më quanim Gili jo vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend”, ka sqaruar ajo, citon Top Channel.
Këngëtarja e cilësuar si ‘barbie kukulla’ e skenës shqiptare për shkak të stilit unik në veshje, tha ndër të tjera se e kanë quajtur kështu sepse ka dashur gjithmonë të japë imazhin e vajzës së përrallave, të mirë, të butë që e duan familjarët.
“Barbie kukulla nuk ka qenë paragjykim për mua, por vlerësim”, ka sqaruar Gili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.