Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Ka shumë mundësi që Kiara sonte të largohet nga shtëpia, e Luizi këtë nuk po e përjeton aspak lehtë. Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë sot në nominim “kokë më kokë” dhe pritet që njëra prej tyre mbrëmjen e sotme të lë shtëpinë e Big Brother.
Por kur moderatorja ishte duke bërë gati valixhet, Luizi është prekur dhe shihet duke qarë. Kiara i thotë se nuk ka asgjë për të qarë, ndërsa ky i fundit nuk i kthen asnjë përgjigje. “Ç’a ke që qan, se nuk ka gjë për të qarë”, i thotë Kiara Luzit teksa bën gati valixhet.