Që para disa javësh Loredana konfirmoi ndarjen nga reperi i njohur Mozzik. Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, ajo tregoi se kanë zgjedhur ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre dhe u deklarua si një nënë beqare.
Thumbimet në rrjete sociale dhe kënga e Mozzikut ‘Dhelpër dinake’ që është aluduar nga fansat të jetë shkruar për Loredanën, janë një shenjë treguese që gjërat mes dyshes nuk janë shumë paqësore. Mirëpo, a ka ndikuar kjo në marrëdhëniet e tyre me anëtarët e tjerë të familjes?
Kur Mozzik dhe Loredana ishin bashkë, kjo e fundit kishte një marrëdhënie shumë të mirëme vëllain e Mozzikut, reperin Getinjo. Por si është sot kjo marrëdhënie? ‘IconStyle’ ka ruajtur një foto nga një live i Getinjos në Instagram, ku Loredana është futur të komentojë. “Qëndro cool vëlla”- ka shkruar ajo duke treguar se marrëdhënia me ish-kunatin ka mbetur e paprekur, njëjtë si më parë dhe se ajo e thërret ende vëlla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.