Gjyste Vulaj i është kundërpërgjigjur mjekut që komentoi në mënyrë të çuditshme veshjen e Fjolla Morinës në koncert.
Një koncert i Fjolla Morinës në qytetin e Skënderajt ka qenë shumë i komentuar gjatë ditës së sotme.
Kjo për faktin se këngëtarja u paraqit shumë provokuese në koncert, e me këtë rast pranoi kritika të ashpra.
Ajo që befasoi të gjithë ishte deklarata e mjekut Nazim Qehaja, i cili përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ata që dhunojnë femra të veshura si Fjolla Morina nuk duhet të dalin para ligjit.
STATUSI I PLOTË I NAZIMIT, PA NDËRHYRJE:
“LEXUES TË NDERUAR, VËLLEZËR DHE MOTRA!
TA KOMENTOJMË SË BASHKU KËTË FOTO, SI MASË PREVENTIVE, JO VETËM TË TURPIT KOMBËTAR, POR EDHE TË RREZIKUT TË DHUNIMIT ME FORCË TË FEMRAVE TË KËTILLA.
Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokative, nuk duhet të përgjigjën para ligjit.
Jepni mendimin tuaj të sinqert!
Prishtinë, 25.07. 2019”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.