×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG bashkëpunon me Dava Gjergjin për këngën e re

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 14:18

    Goldi bashkëpunoi me këngëtaren e tij të preferuar të fëmijërisë.


    Gold AG para pak ditësh njoftoi fansat se po vjen me këngë të re, në të cilën do t’i këndojë Tropojës, shkruan lajmi.net.

    Përmes postimit të fundit, reperi bëri të ditur se projektin në fjalë do ta sjell në bashkëpunim me këngëtaren Dava Gjergji.

    Ai tha se kënga titullohet “Bylbyli i Tropojës” dhe i kushtohet dëshmorit Bylbyl Breçani, i cili ra heroikisht në Koshare.

    Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vet Goldi, orkestrimin e bëri Fatos Canolli, kurse klipi është punuar nga Mirton Xhekaj.

    “Nesër në ora 20:00 vjen kënga e re me videoklip “Bylbyli i Tropojës” në bashkpunim me këngëtaren e fëmijërisë time Dava Gjergji.Kënga i kushtohet dëshmorit të Tropojës Bylbyl Breçanit, i cili ra për të mos vdekur kurrë në Kosharen legjendare, dhe shpresoj që do të pëlqehet nga mbarë populli shqiptarë”, janë fjalët e reperit.

    https://www.instagram.com/p/CGYDi70lQJM/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!