×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG-bashkëshortes: Faleminderit që jam dukur më mirë afër teje

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 9:23

    Reperi i njohur, Gold AG, muaj më parë ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me doktoreshën e estetikës, Ermira Shkodra.


    Ata së fundmi realizuan edhe një set të ri fotografish në Prishtinë, duke pozuar si nuse dhe dhëndër.

    Ka qenë Gold AG, ai i cili ka ndarë një fotografi të çiftit me fansat në rrjetin social Instagram, teksa në mbishkrimin e saj ka bërë një falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët për realizimin e këtij fotosesioni.

    Në fund, ai bën një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij, Ermirën, duke iu drejtuar si një person, prezenca e të cilit e ka bërë reperin të duket edhe më i bukur.

     

    View this post on Instagram

     

    Familjarë,miq,dashamirë e kolegë, ju falenderoj nga zemra për urimet e pa fund që na i keni dhënë e po i jepni vazhdimisht.Një nga një meritoni falenderim por me këtë postim ju falenderoj secilin nga zemra për fjalët e ëmbla urimet dhe dashurinë që ma jepni.Falenderim të veçantë për shokun e fëmijërisë @norikuka i cili këto foto i bëri që të duken kujtim gjithë jetën, Norik prej vitit 1994 jemi shokë, pak si ti janë që mbesin prap shokë sado që u jep Zoti të mira në jetë, faleminderit edhe njëherë.Faleminderit vëlla Valon dhe Lab për veshjen time dhe të Ermirës (@walonefashiongroup & @labinotgashi_ ) gjithmonë derën hapur e kisha tek ju e hap e kisha edhe në këtë ditë për veshjet që nuk do të harrohen.Faleminderit @frizersammy1 & @amirthaqii për flokët dhe respektin se te ju zor osht me zon renin ?. @sellmakasumoviq dhe @kacilleshi falemnderit në emër të nuses që e keni bo që ma mirë ska.Shoku e vllau jem @dritonhoti_ @golden__imperial për zemërgjërësinë që ma ke dhënë prej se njihemi.Mos ti harroj ti falenderoj stafin e Norikut edhe të Walone që na kan ndejt gati çdo moment.Jeta është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por me miq si ju bëhet më e lehtë.Faleminderit @dr.ermirashkodra që jom dok ma mirë afër teje ❤️

    A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

    “Faleminderit Ermira që jam dukur më mirë afër tejsa”, ka shkruar rep-artisti nga Presheva në fund të këtij shkrimi.

    Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë këtyre muajve dhe nuk kanë realizuar dasmë, shkaku i masave të pandemisë globale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!