×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG i drejtohet ministres së Arsimit: Shami në shkolla po, a ti në pushtet më kurrë hiç

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 10:22

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur së fundmi për çështjen e shamisë në shkolla.

    Në një konferencë për media, ajo tha se kjo fushatë që është ngritur nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme.

    “Sa i përket çështjes së Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohët e fundit për Udhëzimin administrativ për shaminë, dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohën e të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme”, tha ajo.

    Kjo duket se nuk i ka pëlqyer reperit Gold AG, i cili ka bërë një reagim përmes një postimi të shpërndarë në Facebook.

    “Shami në shkolla kysmet po, a ti në pushtet më kurrë hiç. Ua për shaminë do të në vijë 1+1 gratis. Mbani në mend”, ka theksuar ai.

    I njëjti duhet theksuar se është praktikues i fesë islame.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!