Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold Ag, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka udhëtuar për në Hagë.
Gjatë vizitës së tij, Gold Ag ka realizuar një takim emocional me Rexhep Selimin, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po mbahet në Dhomat e Specializuara. Në postimin e tij, këngëtari e ka quajtur Selimin “vëlla të zemrës” dhe ka ndarë një mesazh të fuqishëm.
“Takim me vëllaun e zemrës Rexhep Selimin. T’fala nga çlirimtarët për çdo gjak shqiptari. U pafshim n’Kosovën e lirë”, ka shkruar Gold Ag.
Gold Ag është i njohur për këngët e tij me tematikë kombëtare.
Vizita e tij në Hagë shihet si një gjest simbolik dhe mbështetje morale për Rexhep Selimin dhe të gjithë ata që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.