×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold Ag tregon si do të reagonte nëse djali i tij, Guerili nuk do të bëhej mysliman

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 10:56

    Gold Ag, një nga reperët më të suksesshëm të industrisë muzikore ka qenë gjithnjë i hapur për besimin e tij. Ai është mysliman i devotshëm, dhe me të njëjtën frymë do të rris edhe djalin e tij Guerilin.


    Por çfarë do të ndodhte nëse gjërat nuk do të shkonin ashtu siç ai e ka parashikuar?

    I ftuar në Glamour Zone, Gold Ag rrëfen:

    ‘Nëse Gueril do të rritej dhe s’do të pranonte të bëhej mysliman, gabimin do ta gjeja tek vetja jo tek ai. Aty unë do të kuptoja që nuk kam bërë një punë të mirë. Por nuk do ta pengoja në rrugën e tij sepse feja është ndjesi. Sigurisht që mirë nuk do të më vinte, por nuk do ta detyroja për asgjë‘, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!