Granit Cana duket se ka vazhduar para përsa i përket flirteve të tij sentimentale në shtëpinë e BBV. Ai la pas një lidhje të supozuar me Fifin, e cila u shoqërua me shumë polemika, nisur nga deklaratat e dashurisë së shtrat e deri tek ndarja e bujshme kur i rrëfeu se e shikonte si motër.
Teksa modeli duket se po i vardiset tashmë Semit. I gjendur në shtëpinë e dënimit, ai është bërë i brishtë dhe i ka rrëfyer asaj anë tjetër të vetes së tij. Graniti i ka thënë këngëtares se nuk ka patur një figurë atërore në jetën e tij dhe babai i tij është martuar me një tjetër pas ndarjes nga e ëma.
“Ai iku dhe u martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj”,- u shpreh ish-futbollisti. “Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit”,-shtoi ai ndër të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.