Më në fund Greta Koçi ka folur për jetën e saj private duke pranuar se është në një lidhje dashurie.
Këngëtarja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar tek emisioni “Rudina”, ku veç projektit të fundit “Lum kush m’ka” ka folur edhe për jetën e saj jashtë muzikës.
Ishte prezantuese Rudina e cila i tha që sipas parashikueses së shenjave të horoskopit Meri, shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë për jetën e dashurisë.
“Varej nga ty tha Meri. Se je ti ajo që nuk pranon dhe refuzon. Por këtë vit duhet të vendosësh”, tha Rudina gjatë intervistës.
“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë”, u përgjigj Greta duke e bërë për herë të parë publike romancën.
Ndryshe, ditë më parë Greta lansoj këngën e ripërpunuar “Lum kush m’ka”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.