Belina Pupa ka reaguar pas një lajmi se ajo dhe bashkëshorti Elvis Pupa janë nën akuzë nga shteti australian për mbjelljen e një fushe me kanabis në shtëpinë e tyre në Adelaide.
Sipas portalit ku u dha për hërë parë ky lajm, thuhet se Belina Pupa është arrestuar nga autoritetet australiane, ndërsa aktori është shpallur në kërkim, pasi thuhet se është larguar nga Australia, ku ata jetojnë prej vitesh.
Për Dritare.net, ka reaguar Belina Pupa e cila sqaron se historia nuk është siç thuhet, dhe se bëhet fjalë për një shtëpi të dhënë me qera për një një palë të tretë dhe se nuk mund të flasin pa u sqaruar faktet.
“Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan Pupa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.