×
  • Show Time
  • Show Time

    Gruaja e Will Smith flet për herë të parë për shuplakën e famshme

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 22:26

    Jada Pinkett Smith ka folur për herë të parë për incidentin mes bashkëshortit të saj Will Smith dhe Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

    Smith goditi me shuplakë moderatorin, i cili kishte bërë një batutë mbi kokën e rruar të Pinkett Smith, që nuk u prit mirë nga aktori, pasi gruaja e tij vuan nga alopecia, çrregullim që shkakton rënien e flokëve.

    “Unë shpresoj shumë që këta dy burra të zgjuar të sqarohen dhe të pajtohen me njëri-tjetrin. Në situatën që është bota sot, kemi nevojë për të dy. Në fakt, të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë në këtë moment. Will dhe unë po bëjmë atë që kemi bërë 28 vitet e fundit: po mësojmë të bashkëjetojmë”, tha Pinkett Smith.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!