×
  • Show Time
  • Show Time

    Hailey Bieber “përgjigjet” pas heqjes së unazës dhe thashethemeve për krizë me Justin Bieber

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 16:00

    Hailey Bieber u pa sërish me unazën e martesës në dorë gjatë një daljeje në New York të shtunën mbrëma, vetëm një ditë pasi mungesa e saj shkaktoi reagime të forta në rrjet.

    Të premten, modelja 28-vjeçare u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me Justin Bieber, veçanërisht pas raportimeve për një debat të tensionuar mes tyre në Ditën e Babait.

    Sipas burimeve pranë çiftit, Hailey dyshohet se e ka quajtur Justinin një “fëmijë të mallkuar” dhe i ka kërkuar të kërkojë ndihmë profesionale, pas postimeve të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale atë ditë.

    Ndërkohë, rikthimi i unazës në dorën e saj duket si një përpjekje për të qetësuar zërat, edhe pse fansat mbeten me mendje të ndarë për gjendjen e vërtetë të martesës së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!