×
  • Show Time
  • Show Time

    “Hajde dalim menjëherë..”, Dj Dagz shpërthen në lot në shtëpinë e Big Brother VIP

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 23:36

    Dj Dagz ka afër dy muaj që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Ai dhe Dj PM janë një konkurrent i vetëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, çaste më parë ai është zgjuar nga gjumi dhe ka shpërthyer në lot.

    Banorët të shqetësuar e kanë pyetur se çfarë ka, derisa Dj Dagz u ka treguar se ka parë një familjar ëndërr në gjendje shumë të rëndë.

    “Ishte shumë ëndërr e keqe, kur më del pamja përpara më vie të qaj direkt”, tha Dj Dagz.

    Në anën tjetër, Dj PM i është drejtuar duke i thënë se nëse ai do mund të dalin menjëherë, por që Dagz ka thënë jo./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!