×
  • Show Time
  • Show Time

    Hajde milionerkë, hajde: Nuk ka as dy vite që i hyri skenës, por Tayna po fitojka një mal me para për një koncert

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 13:38

    Ish-menaxheri i shumë emrave të njohur në estradë, Drin Zatriqi, ka publikuar së fundmi një status në rrjetet sociale, duke kërkuar nga Qeveria e re që do të krijohet, që të merren pak edhe me tatimet e estradës.


    Javën që lamë pas, Zatriqi ka vënë në dukje shumat marramendëse që shumë këngëtarë të njohur fitojnë për mbrëmjet e tyre muzikore, e që shumica dyshohet se nuk i paguajnë obligimet ndaj shtetit.

    Ndër të tjerash, Zatriqi cek se e udhës do të ishte që këngëtarët që refuzojnë të paguajnë tatim, t’i dënojnë me forma të llojllojshme si konfiskim të pasurisë apo ndalesa në pika kufitare.

    “Me qeverinë e re duhet te rregullohet edhe tatimi i estradës, tashme industria e muzikës është milionëshe, dhe çmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shume për koncert duhet te paguajnë tatime, ne te kundërtën duhet te dënohen me dënime te majme, dhe konfiskim te pasaportave , nëse ju ikin atyre si deri me tani”, ka shkruar Zatriqi.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!