×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi për 28 Nëntor, bashkë me të edhe Gold Ag

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 18:58

    128 shtëpi do të dhurohen për 28 Nëntor nga Halil Kastrati, shoqata e tij Jetimat e Ballkanit dhe sigurisht donatorët anë e kënd ku ka shqiptarë.


    Lajmi u bë i ditur ditë më parë nga Halil Kastrati I cili gjatë gjithë vitit ka dhuruar çelësa të shtëpive e banesave për familjet në nevojë.

    Më 28 Nëntor në orën 13:00 në sallën e sportit në Prizren, do të bëhet dhurimi i edhe 128 të tjerave në krahasim me 28 të vitit të kaluar.

    Pjesë e kësaj ditë shumë të veçantë do të jetë edhe Gold Ag i cili shpesh ka përkrahur shoqatën e Kastratit dhe ka marrë pjesë në dhurimin e çelësave të ndryshëm.

    https://www.instagram.com/p/B5GG8xAgus9/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!