Në Rotterdam të Holandës po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021.
Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë.
Fjala është për dy artistët e njohur, Anxhela Peristeri që përfaqëson Shqipërinë, kurse Gjon’s Tears Zvicrën.
Që të dy dhuruan performancë të mrekullueshme në skenë, duke marrë vëmendjen e të gjithë audiencës.
Sidoqoftë kësaj, pas interpretimit të tyre është hapur votimi, i cili zgjat 15 minuta.
Votat në anën tjetër do të kalkulohen 50/50 nga vota e jurisë profesionale dhe të publikut.
Më poshtë gjeni listën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni Shqipërinë me kodin 02 dhe Zvicrën me kodin 11, varësisht nga shteti ku ndodheni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.