×
  • Show Time
  • Show Time

    Hardh Fest 20, me identitet vizual të ri

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 10:25

    Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me përditesim të aktiviteteve atraktive dhe unike, duke festuar vitin jubilar të 20-të, me 3, 4 dhe 5 shtator në Rahovec.


    Sot jetojmë në një epokë të re (pothuajse) post-covid, ku edhe pse kemi filluar t’a jetojmë atë jetën tonë “normale”, në nënvetëdijen tonë të gjithë e dimë që më asgjë nuk do të duket njësoj. Ashtu sikurse ideniteti vizual i ri i Hardh Festit “Shnosh si kokrra”.

    Andaj, Hardh Fest në edicionin e ri post-covid si dhe në jubileun e 20-të vjetorit të Festës së Vjeljes së Rrushit të lansojnë identitetin e ri vizual.
    Nga një logo e llojit tipografik, Hardh Fest sot prezantohet me një logo të llojit simbol, keshtu duke bërë një re-brandim të plotë në aspektin vizual të festivalit. Gjethja me format autentike nga vreshtat e Rahovecit ku në “venat” e gjethes së rrushit figurojnë harta dhe rrugët fushore po të Rahovecit, identifikojnë rajonin më të pasur të vreshtarisë në Ballkan si dhe vendodhjen e festivalit.

    Pse gjethja e rrushit si simbol kryesor i festivalit?

    Gjethet mbajnë simbolikë në shumë kultura, por në përgjithësi, ato simbolizojnë pjellorinë dhe rritjen. Në mënyrë specifike gjethet e rrushit (në fazën e para-vjeljes) përfaqësojnë bollëk, liri dhe rilindje. Poashtu, një gjethe e vetme përfaqëson lumturinë, pikërisht atë cfarë synon t’a bëjë çdoherë festivali, të kultivojë kulturë dhe lumturi në mesin e shumë turistëve që vijnë nga çdo vend e kulturë botërore.

    Festivali tradicionalisht mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, me përkrahjen e MKRS, MBPZHR dhe Sponsorëve.
    Me 3, 4 dhe 5 Shtator në Hardh Fest “Shnosh si kokrra” në Rahovec është Festë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!