Organizatorët e festivalit Hardh Fest kanë bërë të ditur një tjetër surprizë për edicionin e sivjemë.
Pjesë e festivalit në këtë verë do të jetë edhe DJ AMER DOUX nga Tirana.
“Miq të festivalit, me kënaqësi ju njoftojmë me performuesen e radhës në lineup të Hardh Fest 2019, DJ AMER DOUX nga Tirana. Amer Doux është nga DJ më të njohura në Shqipëri, e cila ka performuar në koncerte, festivale e ngjarje të shumta atje, ndërsa për herë të parë performon edhe në Kosovë, në Hardh Fest!”, thuhet në njoftim,
Në kuadër të lineup të DJ por edhe të artistëve tjerë, sivjet Hardh Fest ka rezervuar befasi të shumta, për të cilat do të njoftojnë ditëve të ardhshme.
Hardh Fest sivjet mbahet në datat 15, 16 dhe 17 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.