×
  • Show Time
  • Show Time

    Harrojeni Loredanën për pak çaste: Ky është reperi kosovar që kishte vjedhur postën në Zvicër

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 15:34

    Këto ditë mediat vendore dhe ato të huaja janë pushuar me lajmet për reperen kosovare, Loredana Zefi. Ajo akuzohet për zhvatjen e 700 mijë eurove nga një çfit zviceran.


    Nëse akuzat konfirmohen, Loredana e cila siç u raportua sot nga gazeta 20minuten.ch nuk ka pasaportë zvicerane do të dëbohet menjëherë nga Zvicra.

    Mirëpo, përveç Loredanës edhe një reper tjetër kosovar kishte mbushur mediat zvicerane me akuzat për vjedhje. Bëhet fjalë për reperin Besian Kaçorra me emrin artistik “Besko” i cili në vitin 2016, ishte dëbuar nga Zvicra, shkruan Reporteri.net.

    Image result for reperi besko

    Ai ka vuajtur pesë vjet burg për shkak të sulmeve, plaçkitjes, lojërave ilegale të fatit dhe vjedhjeve.

    Reperit Besko i ishte ndaluar hyrja për pesë vite në Zvicër, mirëpo ai ishte lejuar që kohë pas kohe të vizitonte familjarët e tij atje.

    Mirëpo, para dy muajsh ai ishte arrestuar sërish nga Policia Kantonale e Cyrihut në Zvicër pasi dyshohej për grabitje të armatosur në filialin e një poste në Dubendorf.

    Besko ndodhej në Zvicër përkohësisht, pasi prej tre vitesh jeton në Prishtinë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!