×
  • Show Time
  • Show Time

    Harrojeni Shkurte Fejzën, Agim Bahtiri ia ‘kërcet’ këngës në koncertin e Unikkatilit

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 8:49

    Mbrëmë në koncertin madhështorë të organizuar në qytetin e Mitrovicës, ku i ftuari kryesorë ishte reperi Viktor Paloka që njihet si Unikkatil, kishte edhe befasi të tjera për publikun e pranishëm.


    Përpos pjesëmarrjes së Unikkatilit, paraqitja e këngëtares së njohur të muzikës popullore shqiptare Shkurte Fejza ngjalli një atmosferë tejet emocionuese dhe patriotike.

    E kjo performancë dhe atmosferë e krijuar nga Shkurte Fejza bëri që edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri të ngjitet në skenë e t’ja thotë këngës.

    Ai së bashku me Shkurte Fejzën kënduan këngë patriotike si ‘Jo nuk ndahet Mitrovica’ , ‘Oj Kosov oj nëna ime’.

    Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Agim Bahtiri shpreh ‘talentin’ e tij në muzikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!