Këngëtari ka befasuar me deklaratën e tij së fundmi për 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, Capital T ka publikuar një video derisa shihet e realizuar nga fansat, ku shfaqen disa nga momentet e lumtura që ka pasur me fëmijët dhe në të njëjtën kohë e uron ditën e tyre, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, nuk i ka munguar edhe përshkrimi që i ka bërë postimit i cili theksoi se ka një kujdes të veçantë nëpër klipe e performanca dhe se shpreson të jetë një shembull i mirë për ta, megjithatë këtu shtrohet një pikëpyetje e madhe.
Kjo për arsyen se, nëse i shikojmë disa nga videoklipet e artistit mund të shohim femra të zhveshura dhe provokuese të cilat natyrisht se nuk janë sy i mirë për publikun e gjerë dhe aq ma pak për fëmijët i cili ka edhe fansa të tillë.
Për ta zbuluar këtë nuk na duhet të studiojmë në NASA, vetëm mund të hyjmë në YouTube dhe t’i klikojmë disa këngë të tij, dhe për t’ua lehtësuar, mund ta shikoni projektin muzikor “Syt e tu”, “Braziliane”, “DPM”, (bashkëpunimi me Ledri Vulën).
Ndërsa, sa i përket teksteve të Capital T, njëra ndër to është kënga “Pse po ma lun lojën”, e cila një pjesë të tekstit thotë: “Fjalët e e thjeshta se joshin, ama unë ia luj djaloshin, derisa të gjejna qoshin, e t’ia hupi pasoshin”.
Megjithatë, Trim Ademi nuk është i vetmi për paraqitje të tilla në videoklipe me femra dhe tekste të tilla shumica e estradës tashmë po realizojnë video të ngjashme muzikore po ashtu edhe tekste jo të përshtatshme për publikun.
“Urime dita e femijeve ? Ju jeni e ardhmja prandaj kujdesi im osht i dyfisht cka shkruj n’kang e cka performoj ne klipe se e di qe ju i keni syt n’mu ? shpresoj te jem nje shembull i mire ?? JU DUA”, ka shkruar Capita T në postimin e fundit dedikuar Fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare.