Princi Harry dhe Meghan Markle mund të detyrohen të evakuohen nga rezidenca e tyre prej 14 milionë dollarësh në Montecito, Kaliforni, ndërsa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë Los Anxhelosin.
Aktualisht, Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, teksa zjarret po digjen në një distancë prej andej.
Siç raporton BBC, Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë tronditur nga situata dhe po ndjekin me vëmendje zhvillimet, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq një zëdhënës i Kalifornisë Jugore konfirmoi për Telegraph të mërkurën se prona e Dukës dhe Dukeshës së Sussex bie brenda një zone “me rrezik të lartë zjarri”.
Çifti ka banuar në shtëpinë 18,000 metra katrorë me dy fëmijët e tyre – Princin Archie, 5 vjeç dhe Princeshën Lilibet, 3 – që kur dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 dhe u transferuan në Bregun Perëndimor.
Shtëpia përbëhet nga nëntë dhoma gjumi dhe 16 banjo, ndërsa prona e gjerë përmban një pishinë, fushë tenisi, kopshte trëndafili, pemë ulliri shekullore, vilë për fëmijë dhe një bujtinë me dy dhoma gjumi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.