Këngëtari i njohur kosovar, Blero është një personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun.
Ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, përvojë të cilën e la në gjysmë, pasi me vet-dëshirë u largua nga shtëpia me e famshme në Kosovë.
E pas daljes nga shtëpia e BBVK, Blero menjëherë ka udhëtuar për Gjermani tek e dashura e tij, për të cilën sa ishte brenda shtëpisë kishte treguar shumë dashuri, raporton gazeta10.
Që nga ajo kohë Blero më nuk është ndarë për asnjë moment nga e dashura e tij.
E kohëve të fundit, Blero është rikthyer në Kosovë i shoqëruar nga e dashura e tij.
Ai madje ka gatuar për të dashurën e tij.
“Hera e parë në jetën e tij qe gatuan dhe me pas dicka të tillë”, ka thënë përshkrimi që e dashura i ka bërë fotografisë.
Blero qenka goxha i zoti edhe në kuzhinë, pasi ushqimi që paska përgatitur po duket kaq i shijshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.