×
  • Show Time
  • Show Time

    Hipokrizia në kulm, Monika nuk po pushon duke qarë për ikjen e Fifit, por dëgjoni çfarë tha dje ajo për të

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 16:30

    Fifi gjatë ditës ka marrë vendim që të largohet nga Big Brother VIP.

    Pas vizitave që pati te psikologu, këngëtarja nga Kosova e ka parë të arsyeshme që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Monika u shfaq mjaft e mërzitur nga ikja e saj, sa që ende nuk po pushon së qari për të.

    Por, po të kthehemi tek dita e djeshme, një ditë pas asaj që ndodhi me Fifin, Monika në një bisedë me Arjolën tha se sipas saj Fifi të gjithën e pati lojë.

    Duke u munduar të flasin me kode, ajo thotë se nuk e beson se është e vërtetë.

    Madje, edhe kur i ra të fikët, Monika ishte e vetmja banore e cila nuk lëvizi fare nga kolltuku ku ishte ulur.

    Kjo gjë u pa qartë edhe në një video të publikuar në rrjete sociale nga momenti kur ndodhi e gjithë drama./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!