×
  • Show Time
  • Show Time

    Hoxhë Labinot Maliqi i quan njerëz të devijuar ata që e shohin Big Brother

    Reporteri
    02 Nëntor 2021 | 19:50

    Imami, Labinot Maliqi kohëve të fundit ka qenë një kritikues i madh i dy emisioneve, “Për’puthen” dhe “Big Brother Albania”.

    Tani ai ka reaguar sërish sa i përket Big Brother VIP Albania, ku përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata që shikojnë këtë emision, apo të ngjashëm si ky, janë njerëz të devijuar, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje ai thotë se njerëzit duhet të rrijnë larg këtyre emisioneve, që sipas tij janë epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare të fesë.

    “Kush shikon #BigBrother dhe të ngjajshme, janë thjeshtë të devijuar dhe rob të epshit të tyre. Sa më larg këtyre emisioneve epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare, dinjiteti njerëzor, morali dhe besimi do jetë më i pastërt. Turp për të gjithë ata që i servojnë emisione degjeneruese publikut shqiptar”, ka shkruar hoxhë Labinot Maliqi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!