Arbër Hajdari është njëri nga opinionistët e këtij edicioni të parë VIP të Big Brother Albania.
Hajdari njihet për humanizmin e madh që bën, ku shqiptarë nga e gjithë bota dërgojnë para në fondacionin e tij “Fundjavë Ndryshe” për të ndihmuar njerëzit në nevojë, shkruan Reporteri.net.
Por, siç bën humanizën, edhe luksin e madh duket se nuk e lë anash!
Në natën e parë të këtij formati BB VIP”, Arbër Hajdari u shfaq me një xhaketë ngjyrë kafe, në pamje mjaft e thjeshtë, por jo aq i thjeshtë është edhe çmimi i saj.
Në një kërkim të bërë në internet, del se xhaketa e tij nga marka e njohur “ISAIA” kap shifrën e afër një mijë dollarëve.
Në këtë natë të parë të BB VIP, që u mbajt ditën e martë, humanisti Arbër Hajdari gënjeu hapur kur tha se njërin nga konkurrentët, që ishte Elhaid Cufi, e njeh mjaft mirë dhe se e ndjek në rrjete sociale, gjë që rezultoi e kundërta në një kërkim të bërë në llogarinë e tij në Instagram./Reporteri.net/
