×
  • Show Time
  • Show Time

    “Humbja e motrës është si t’i nënshtrohesh një amputimi”, vëllai i Priceshë Dianës tregon dhimbjen që ndjen ende për vdekjen e saj

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 14:30

    Charles Spencer, vëllai i Princeshës Diana, e ka përshkruar me emocion trishtimin e thellë që ende ndjen për vdekjen e saj, duke e quajtur humbjen “si një amputim”. I ftuar në emisionin Loose Men të ITV, 60-vjeçari foli për mendimet dhe ndjenjat që e shoqëruan për vite me radhë pas vdekjes së Dianës në gusht të vitit 1997, kur ajo u vra në një aksident me makinë në Paris në moshën 36 vjeç.

    “Rritesh me një motër, ajo është mishi dhe gjaku yt, ajo është me ty përgjithmonë”, tha ai, duke shtuar se shpesh ndiente dëshirën për ta telefonuar për t’i thënë diçka – vetëm për të kuptuar përsëri se nuk mundej.

    Marrëdhënia e tyre ishte e ngushtë dhe plot butësi. Spencer, i cili ishte tridhjetë e dy vjeç kur motra e tij ndërroi jetë, i ka bërë homazh kujtimit të saj disa herë nëpërmjet mediave sociale. Në mars të vitit 2024, ai publikoi një foto të rrallë nga fëmijëria e tyre, ku ata shfaqen me nënën e tyre, Frances Spencer. Fotografia është bërë në vitin 1967, vitin kur Frances la bashkëshortin e saj, John, dhe shtëpinë familjare në Althorp për të ndjekur të dashurin e saj. Çarlsi ishte atëherë vetëm tre vjeç dhe Diana gjashtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!