×
  • Show Time
  • Show Time

    I dashuri i ri i Dua Lipës romantik, ia shpreh dashurinë në publik

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 12:45

    Dua Lipa sërish ka bërë një postim me të dashurin e saj të ri.


    Ata janë gjatë gjithë kohës bashkë dhe Dua Lipa tashmë ka filluar me postimet e shpeshta me të dashurin e saj të ri edhe në Instagramin e saj personal.

    Këngëtarja këtë herë ka ndarë me ndjekësit një video ku Anwar Hadid shihet duke vizatuar me laps në duksin e tij.

    Anwar ka vizatuar shkronjën “D”, që është edhe shkronja e parë e të dashurës së tij, që tashmë duket se edhe ka filluar t’i shprehë dashurinë.

    Dua dhe Anwar kanë filluar lidhjen gjatë muajit të kaluar dhe shumë shpejt kanë dalë bashkë në publik, ndërsa fansat nuk janë të kënaqur me këtë zgjedhje të Duas për partner.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!