Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka publikuar sot në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, me anë të së cilës ka treguar “defektet” që ka në trup.
Artistja shfaqet e veshur me rroba banjo ngjyrë jeshile, dhe krahas imazhit, shkroi: “E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”.
Me anë të këtij postimi, Eleni synon të motivojë të gjitha vajzat ta duan trupin e tyre pavarësisht formës që mund të ketë.Disa muaj më parë, këngëtarja u shpreh gjatë një interviste se ndihet krenare që është shqiptare, por Greqia është vendi që do.
Ajo zbuloi se u largua bashkë me familjen nga Shqipëria kur ishte shumë e vogël për shkak të luftës civile që po zhvillohej në vend.
Eleni, emri i vërtetë i së cilës është Entela, rrëfeu se fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse shqiptarët në atë kohë nuk pranoheshin nga shoqëria greke, dhe kjo ishte arsyeja pse e fshehu për një kohë të gjatë origjinën e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.