Punimet në një godinë të marrë me qera për ta kthyer në një studio muzikore i kanë kushtuar muzikantit Boiken Lako më shtrenjtë se sa e kishte menduar.
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar me 3 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm“ për qëllime fitimi.
Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove.
Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.
Boiken Lako kishte qenë më parë i martuar me këngëtaren shqiptare Semi Jaupaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.