×
  • Show Time
  • Show Time

    I famshmi Dan Bilzerian ka qëndruar në Durrës me jahtin e tij të mbushur me femra atraktive

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 13:35

    Bregdeti mesdhetar dhe Adriatik janë shndërruar në destinacionet më të preferuara të personave të famshëm në botë.


    Ndërsa së fundmi në hartën e ndalimit është piketuar edhe Shqipëria, ku jo më larg se tri ditë më parë, në portin e Durrësit ka stopuar edhe një nga personazhet më të pasur dhe të popullarizuar të rrjeteve sociale, Dan Bilzerian.

    Jahti i tij është parë në portin e Durrësit, ku sipas dëshmitarëve dëgjohej muzikë e lartë që vinte nga aty – transmeton Top Channel. Ndërsa besohet se në bregdetin shqiptar ka arritur nga Kroacia.

    Bilzerian (i njohur si Mbreti i Instagramit) ndiqet pothuajse nga më shumë se 32 milionë njerëz në këtë rrjet social, është shumë aktiv dhe poston fotografi e video nga jeta e shfrenuar dhe luksoze.

    Ai ka treguar se pasurinë gjatë jetës së tij e krijuar përmes pokerit, ku arriti të bëhej personi më i suksesshëm në botë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!