Egli Tako ka kërkuar të rikthehet në BBVA.
Para rikthimit ajo ka folur për lidhjen e saj me Gjestin.
Ajo tha se e ka gjetur familjarët të shkatërruar nga zhvillimet në shtëpi.
“E kam mohuar veten time dhe e gjeta veten duke e bëra sërish. Ata që vërtetë më kanë dashur, i gjeta të shkatërruar dhe gjeta veten të shkatërruar.
Duke marrë parasysh si rrethanat kishin ardhur, e dija si do ndihej, do ndihej i ulur, do ndihej i sulmuar. Nuk doja që të ndihej prej meje. Kam thënë më fal për shumë gjëra që nuk ka qenë faji im. E kam bërë se e kam dashur, vazhdoj të ndiej. E kam sfidë të hyj brenda për ta pasur sërish pranë 24 orë, por po hyj për të mos qenë ajo që kam qenë, jo për të qenë e keqe me dikë, por për të qenë e mirë me veten time”, tha Egli.
Moderatori Ledion Liço njoftoi hapjen e një televotimi, ku publiku do të jetë ai që do të vendosë nëse do që ta rikthejë Eglin në garë. Ndërkohë, nëse ish-banorja ribëhet pjesë e garës dhe nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e vlerës, pra 50 dhe jo 100 milionë lekë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.