×
  • Show Time
  • Show Time

    I jepet lamtumira e fundit regjisores Burbuqe Berisha

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 18:14

    Ditën e djeshme ka vdekur regjisorja Burbuqe Berisha.

    Dyshohet se 51-vjeçarja pësoi sulm në zemër në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ditën e sotme, Burbuqe Berishës i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës, nga familjarë e miqt e saj më të mirë.

    Berisha u lind në Shkup, por studimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prishtinë. Studimet pë regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitet të Prishtinës.

    Punoi si menaxhere në Kino ABC dhe për një kohë udhëhoqi Teatrin Kombëtar të Prishtinës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!