Në puntatën e sotme të Përputhen Prime u diskutua për disa foto që qarkullojnë prej kohësh për konkurrentin më të ri Rinianin.
Sapo u fut në emision javën e kaluar, në rrjet dolën disa foto të Rinianit me një vajzë ruse ku shfaqej dhe me unazën në gisht.
Pas tyre, doli edhe një foto e tij me një fëmijë në krahë, që rriste dyshimet se kishte një fëmijë.
Por sot ai sqaroi çdo gjë në studio, duke thënë se fëmija nuk është i tij por i një miku të tij.
“Ai fëmija që unë i uroj jetë të gjatë është i mikut tim, dhe unë e dua shumë ndërsa lidhur me fotot me vajzën, ka qenë lidhja ime e mëparshme prej 8 vitesh bashkëjetesë me të, ajo është vajzë ruse,” tha Riniani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.