×
  • Show Time
  • Show Time

    I ngordhi qeni, Morena Taraku me fjalë prekëse: Humba shokun tim besnik

    Reporteri
    22 Korrik 2022 | 17:40

    Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka njoftuar fansat ditën e sotme (e premte) se ka ngordhur qeni i saj.

    Në një postim të gjatë të bërë në Instagram, artistja nga Peja thotë se ka humbur gjysmën e saj, duke shtuar se ka parë e ka jetuar gjithçka me të.

    E njëjta krejt në fund e ka falënderuar për këtë udhëtim që kanë bërë së bashku.

    Duhet theksuar që qeni i Morenës vite më parë u diskutua në masë të madhe në shtypin rozë, për shkak se u tha që kapte shifrën e 10 mijë eurove.

    Postimi i plotë i Morenës (pa ndërhyrje):

    “Derisa të takohemi sërish, faleminderit që ke qenë gjysma ime @boo_moi

    SHOKU IM BESNIK

    SKAM SI TE QUAJ NDRYSHE SEPSE KE PARE GJITHCKA E KE JETUAR ME MUA SEKRETE E SEKRETE DHE PO TE KISHE FOLUR JAM E BINDUR QE ASNJEHERE SDO TREGOJE ASGJE.

    SOT TE HUMBA TY QE PER DIKEND MUND TE JESH VETEM NJE QEN I BUKUR DHE I LEZETSHEM, POR UNE ME TY BASHK HUMBA EDHE NJE FEMIJE TE VOGEL BRENDA MEJE QE VETEM TI E MBAJE GJALLE…

    TE DUA SHUME, FALEMNDERIT ZOTIT QE ME BEKOJ TE ISHE PJESE E KETIJ UDHETIMI ME MUA …

    MOS HARRO BESOJI VETEM @eronittsermaxhaj ATJE LART SE VETEM AI DO TE USHQEJ ME KOHE DO LOZE ME TY E DO TI JAP ILAQET ME KOHE SI UNE BEBA JEME…”. /Telegrafi

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!