×
  • Show Time
  • Show Time

    I pezullohet puna për gjashtë javë restorantit ku Rita Ora festoi ditëlindjen

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 9:40

    Restoranti ku Rita Ora mbajti ditëlindjen e saj të 30, ka evituar humbjen e licencës. Megjithatë puna e restorantit në Londër është pezulluar për gjashtë javë me arsyetimin se ka thyer kufizimet anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Britanisë së Madhe.


    Policia metropolitane i kishte kërkuar Knesingtonit dhe Këshillit të Chelseat që t’i merrnin licencën restorantit Casa Cruz në Londrën perëndimore, për shkak të incidentit të shkaktuar nga këngëtarja nga Kosova, në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Daily Mail.

    Përfaqësuesit e Ritës kishin ofruar atë kohë 5000 funta për hapjen ilegale të restorantit për të mbajtur festën e ditëlindjes së saj, ndërkohë që ky veprim kishte shkaktuar reagime të shumta.

    Rita ishte cilësuar si “egoiste” nga policia për mbajtje të ndejës në kohë pandemie.

    E ftuar në festën e saj ishte edhe supermodelja Cara Delevigne.

    Mbështetësit e restorantit Casa Cruz kanë kërkuar nga Komiteti që të mos i merret licenca për shkak se ky biznes konsiderohet si një aset i çmueshëm për komunitetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!