Mbrëmjen e së premtes Dj PM dhe Dj Dagz u eliminuan nga “Big Brother VIP”, mirëpo ky i fundit u rikthye pasi për ta u hap një televotim.
Fillimisht, Dj Dagz nuk pranoi të futej në shtëpi pa mikun e tij, por më pas u rikthye në lojë. Megjithatë, përgjatë këtyre dy ditëve ai është parë shumë i mërzitur.
Dj PM ishte sot i ftuar në “Big Brother VIP FAN Club”, ku tregoi se nuk i ka ngelur hatri me qëndrimin e Dj Dagz.
“Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. E di që është pak i mërzitur brenda. Në një farë forme nuk i rrihet pa mua Dagzit. Ka humbur busullën sepse e ka një nuancë për me nejt, që është Einxhel, po në të njëjtën kohë jam dhe unë jashtë. Unë prandaj Dagzin e dua shumë dhe e respektoj. Ne e kemi pasur të futeshim si dyshe brenda, me dalë si dyshe jashtë. Nuk më ka ngelur hatri realisht. Unë atë ditë live i thashë ‘vazhdoje lojën brenda’ dhe pse Dagzi tha do e vazhdoj deri nesër edhe do dalë. Pastaj nuk e di çfarë nuk ka ndodhur, po e shoh që ai është i mërzitur. Kam qejf që Dagz ta shijojë këtë eksperiencë”, tha Dj PM.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.