Ajo është shndërruar në një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale e faqet rozë.
Bëhet fjalë për prezantuesen Elita Rudi, e cila njëherësh është shumë e afërt edhe me fansat e publikun.
Duke qenë se numëron mijëra ndjekës në Instagram, ajo shpesh ndan imazhe e video të ndryshme.
E njëjta është komentuar për një nga paraqitjet e fundit, derisa ka marrë një mesazh negativ nga një fans.
“Dobësohu më mirë”, i ka shkruar një ndjekëse mesazhin e së cilës Elita ka vendosur ta shfaq në InstaStory.
“E shkreta ti për edukatën dhe negativitetin tënd. Mos e mbyllni mandej profilin pasi të merrni përgjigjen me të njëjtën monedhë”, ka qenë përgjigja e Rudit.
Sidoqoftë, Elita po vazhdon të jetë në formë marrë parasysh që pak muaj më parë u bë nënë për herë të dytë e një vajze të quajtur, Bota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.