×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ike ditën që më linde…”, Flori Mumajesi bën postimin prekës për nënën e tij të ndjerë

    Reporteri
    23 Gusht 2022 | 12:16

    Flori Mumajesi sot po feston ditëlindjen.

    Ndonëse këngëtari gjithmonë flet vetëm për muzikën në ato pak intervista që jep, apo qoftë edhe në rrjete sociale, kësaj radhe ai ka bërë një postim pikërisht për nënën e tij, në këtë 39-vjetori të tij të lindjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Flori shkruan se asnjë urim nuk ia mbush shpirtin gjatë këtyre viteve.

    “Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23″, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se nëna e Flori Mumajesit vdiq në shkurt të vitit të kaluar, pas problemeve të shumta në zemër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!