Këngëtarja Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen e 86-të.
E lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë.
Nexhmije Pagarusha, këngëtarja e cila njihet si ‘Bilbili i Kosovës’ dhe si ‘Mbretëresha e muzikës shqiptare’, feston sot 86-vjetorin e lindjes.
Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës në Beograd, për të filluar karrierën si këngëtare në Radio Prishtina në vitin 1948, për të vazhduar për 40 vite të pushtojë botën e muzikës.
Këngëtarja nuk është e përcaktuar se cilin zhanër të muzikës i përkiste, por ajo i këndonte me perfeksion si muzikën folklorike ashtu edhe muzikën klasike dhe sigurisht, opera.
Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit” kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.